Në lidhje me problematikat e hasura mbi APLIKIMIN ONLINE ne portalin "Mesues per Shqiperine" 2020
JU sqarojme se:
I - Kandidatet qe aplikojne për herë të parë në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2020 fillimisht duhet të aplikojne online tek rubrika RREGJISTRIMI , në portalin mesuespershqiperine.al.
II - Kandidatët të renditur në listën përfundimtare të portalit 2019 dhe dëshirojne të ruajne pikët e dosjes, pikët e testimit, ose edhe të dosjes edhe të testimit, detyrimisht duhet të aplikojne online duke u loguar ne portal me kredincialet e mëparshme ne rubriken HAPESIRA IME ose tek rubrika IDENTIFIKOHU për të hedhur preferencat e vitit 2020 në portalin mesuespershqiperine.al.
KUJDES!
KANDIDATËT QË JANË REGJISTRUAR ONLINE NE PORTAL VITET E KALUARA, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018 FIGUROJNË NE SISTEM TE REGJISTRUAR DHE SISTEMI NUK I LEJON TE REGJISTROHEN SI KANDIDATE TE RINJ NE RUBRIKEN RREGJISTRIMI. TË GJITHË KËTA KANDIDATË PAVARËSISHT SE NUK JANE TE RENDITUR NE PORTALIN E VITIT 2019 DETYRIMISHT DO TA BËJNË APLIKIMIN E TYRE ONLINE NË PORTAL NË RUBRIKËN HAPËSIRA IME OSE TEK RUBRIKA IDENTIFIKOHU.
SHENIM: THEKSOJME QE KETA KANDIDATE NUK MBARTIN PIKE DOSJE APO PIKE TESTIMI, VETEM APLIKIMIN ONLINE NE PORTAL E BEJNE NE RUBRIKEN HAPËSIRA IME OSE TEK RUBRIKA IDENTIFIKOHU
I – Kur kandidatët e mbajnë mend e-mailin dhe passwordin e tyre (kredincialet e logimit në portal)
- Do të vendosin e-mailin dhe passwordin e tyre tek rubrika HAPËSIRA IME ose tek rubrika IDENTIFIKOHU.
dhe perzgjedhin 3 ZVAP qe do konkurrojnë dhe ne fund shkarkojnë dhe printojnë Formulari i Aplikimin e tyre (Shtojca 4) nga portali.
II - Kur kandidatet e mbajnë mend e-mailin por kane harruar passwordin e e-mailit te tyre do të ndiqet kjo rrugë:
- Kandidati do te kërkojë një password te ri tek linku: https://mesuespershqiperine.al/Account/ForgotPassword
- Ne përgjithësi ndodh qe e marrin nje password te ri, nese nuk arrijnë dot te marrin nje password te ri, te shkruajnë nje e-mail ne adresën e supportit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. sepse i jep akses RASH.
- Pasi i jep akses RASH kandidati do te regjistrohet online me kredincialet e tij tek rubrika HAPËSIRA IME ose tek rubrika IDENTIFIKOHU ku përzgjedh 3 ZVAP qe do te konkurroje dhe ne fund shkarkon dhe printon Aplikimin e tij (Shtojca 4) nga portali.
III- Kur kandidatet kane harruar emailin dhe passwordin qe jane rregjistuar ne portal do te ndiqet kjo rrugë:
- Kandidati do te hape nje adrese te re e-maili dhe do te shkruaj nje e-mail ne adresen e supportit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. sepse RASH i jep akses nga ky e-mail. Pasi i jep akses RASH kandidati rregjistrohet online tek HAPËSIRA IME ose tek rubrika IDENTIFIKOHU me Kredincialet e tij dhe përzgjedh 3 ZVAP qe do te konkurrojë.
