ZVAP Elbasan, njofton të gjithë kandidatët që kanë mbaruar studimet e tyre në fushën e mësuesisë dhe që kanë përfunduar praktikën profesionale në qershor 2021 të paraqiten pranë zyres vendore arsimore parauniversitare Elbasan, për të konfirmuar dhe plotësuar dokumentacionin për regjistrim në provimin e shtetit. Po ashtu, të gjithë kandidatët jofitues të sesioneve të kaluara të provimit të shtetit të interesohen pranë ZVAP Elbasan  për t’u regjistruar për sesionin XVII të provimit të shtetit. 

Pjesëmarrja në provimin e shtetit , lejohet vetëm nëse kandidati është diplomuar në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë."

Në pikën 11, të nenit 13 parashikohet: Kandidati nuk pranohet në provimin e shtetit, nëse nuk ka një nga dokumentet e mëposhtme:

a) diplomën e arsimit të lartë të kërkuar nga autoriteti kompetent për profesionin e rregulluar përkatës;

b) dokumentacionin e parashikuar në këtë rregullore në momentin e aplikimit

c) nuk plotëson kriteret e parashikuara në legjislacionin në fuqi për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë dhe ato të përcaktuara nga autoritetet kompetente përkatëse. 

Afati i regjistrimit është deri në datën 15.03.2022. 

Ju faleminderit.